Pasojat e luftës në Ukrainë tek sezoni veror dhe strategjia e turizmit në Shqipëri

Pasojat e luftës në Ukrainë tek sezoni veror dhe strategjia e turizmit në Shqipëri

‏Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se lufta në Ukrainë do të ketë pasoja tek sezoni turistik veror, por shton se shpreson që ardhja e turistëve nga vende të tjera të zbusë efektet e këtyre pasojave.

Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Kumbaro thotë se strategjia e ngritjes së hoteleve nga investitorë strategjikë, do të fillojë të japë rezultat me kalimin e kohës, pas ngadalësimeve nga tërmeti dhe pandemia e Covid-it.

Kumbaro flet gjithashtu edhe për procesin e menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Zonja Kumbaro, ju po merrni pjesë në një Konferencë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila ka në qendër “Turizmin e qendrueshem në situaten post-covid dhe në situatën e krizës botërore që ka shkaktuar lufta”. A ka ndonjë vlerësim nga ana juaj se cili do të jetë ndikimi i luftës në Ukrainë, mbi turizmin në Shqipëri?

Mirela Kumbaro: Pa dyshim. Në fakt na ndryshuan shumë shpejt parashikimet e muajit janar, por edhe të pjesës së parë të shkurtit ku përgatiteshim për një numër shumë të lartë turistësh këtë vit. Nëse do t’i referohemi kësaj pjese të tregut të turizmit që na vinte nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, mund të them që vetëm nga Ukraina prisnim rreth 130 mijë turistë. Një pjesë e mirë e të cilëve madje edhe kishin parapaguar. Sigurisht kjo që ndodhi e desekuilibroi totalisht këtë pjesë të tregut, përfshirë të tre vendet dhe nuk mund të parashikojmë më asgjë. E rëndësishme është që kjo luftë, ky konflikt të mbarojë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto njerëzore. Ndërsa turizmi do ta rimarri veten. Por nga ana tjetër kemi edhe disa riorientime të flukseve turistike, të cilat duket interesante që kanë të bëjnë me turizmin që vjen nga Italia, nga Franca, që përgjithësisht kanë qenë flukse që shkonin drejt Greqisë, ka një riorientim drejt Shqipërisë

Shpërndaje në: