Periskopi nuklear: Pas bisedës Biden-Macron, Franca urtohet pak ndaj Amerikës

Periskopi nuklear: Pas bisedës Biden-Macron, Franca urtohet pak ndaj Amerikës

Franca dhe Amerika kanë bërë përpjekje që t’i japin fund përplasjeve të ashpra që nisën javën e kaluar pas njoftimit të Paktit Aukus mes ShBA-ve, Britanisë dhe Australisë.

Pakti i kushtoi Francës me një marrëveshje 37 miliardë dollarëshe për t’i ndërtuar nëndetëset për Australinë e cila u prish. Tash, Australia do t’i ketë të ndërtuara falas nga Amerika e nga Britania nëndetëset bërthamore me periskopët e tyre, përcjell Periskopi.

Parisi deklaroi që e zbuloi vetëm disa orë para se njoftimi të bëhej publik, raporton BBC.

Presidenti i Amerikës Biden dhe presidenti i Francës Macron tash kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë që do të nisin bisedime të hapura mes shteteve që udhëheqin.

Biden dhe Macron folën në telefon për gjysmë ore të mërkurën. Ata do të takohen në Evropë në fund të muajit tjetër.

Aukus shihet gjerësisht si një pakt për t’i dalë kundër influencës së Kinës.

Analistët e kanë përshkruar si marrëveshjen më domethënëse të sigurisë mes tri kombeve që prej Luftës së II Botërore.

Shpërndaje në: