Përparim Rama: Qyteti jonë i zemrës duhet të transformohet

Përparim Rama: Qyteti jonë i zemrës duhet të transformohet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga Lumir Abdixhiku, kanë vazhduar shpalosjen e programit para banorëve të kryeqytetit.

Përparim Rama në shkrimin e tij thotë se: Qyteti jonë i zemrës duhet të transformohet.

Tutje, Rama në takim me banorët e lagjes “Arbëria” ka folur për problemet e tyre të përditshme dhe zgjidhjen e tyre përmes programit dhe projekteve të tij, që do ta transformojnë këtë lagje.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Qyteti jonë i zemrës duhet të transformohet!

Së bashku me Lumir Abdixhiku  vizituam lagjen Arbëria.

Lagjja Arbëria është njëra nga lagjet me densitetin më të lartë. Bashkë me banorët e kësaj zone diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Paraqita programin tonë, dhe projektet për ndriçim publik, për parkingjet, për mbeturinat, instalim të kamerave të sigurisë në lagje, rimodelim të parqeve ekzistuese, shtigje vrapimi rreth parkut, shfrytëzimin e hapësirave të gjelbra, krijimin e këndeve të lojërave, rregullimin e ujërave të zeza dhe sistemimin e qenve endacakë.

Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të gjitha kërkesat e tyre të realizohen.

Buhu pjesë e ndryshimit të madh, ta ndryshojmë Prishtinën, ta shndërrojmë në një qytet me karakter unik në botë.

PROGRAMI 2021-2025 ? www.perparimrama.com

PRISHTINA PËR TË GJITHË!

?☘️??‍♂️?⚽️???♥️

#PR4PR

#PerparimRama

#DashniPerPrishtinen

#LDK160

www.perparimrama.com

perparimrama.com

Shpërndaje në: