Përplasje ‘titanësh’ në VV-në e Shqipërisë: Hoxha dhe Feraj i dalin kundër Boikenit

Përplasje ‘titanësh’ në VV-në e Shqipërisë: Hoxha dhe Feraj i dalin kundër Boikenit

Një përplasje e madhe ‘titanësh’ po ndodh në Vetëvendosjen, qendra Shqipëri, mes anëtarëve më të njohur të saj.

Është Boiken Abazi që me plot të drejtë ka arsyetuar festën që bëhet më 29 nëntor në Shqipëri, e që shenjon festimin e mposhtjes përfundimtare të nazi-fashizmit në mëmëdhe.

“Është e qartë që plagët e diktaturës janë ende të hapura, por nuk mund të mohohet çlirimi i Republikës së Shqipërisë nga nazizmi, për të mos e shënuar me një datë që përkujton të gjithë ata që dhanë jetën për këtë çlirim. Lavdi dëshmorëve!” – shkruan z. Boiken në faqen e tij në Facebook, përcjell Periskopi.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Hysamedin Ferajt.

Ai i kundërvihet reagimit të Boiken Abazit duke mos u pajtuar me të.

“Recolucioni francez nuk mund ta legjitimojë terrorin enverist në Shqipëri, as Holokausti nazist terrorin (Gulagun) stalinist në Bashkimin Sovjetik” – kundër-argumenton z. Feraj.

Reagimin e Ferajt e ka shpërndarë edhe z. Elvis Hoxha që si duket mban anën e tij në këtë konflikt.

Kujtojmë që në qendrën e Shqipërisë të Vetëvendosjes ka pasur zhvillime dramatike të cilat më pas u zbulua se ishin mbajtur të fshehura.

Shpërndaje në: