Përpos disave nga rajoni, Albin Kurtin se vizitoi asnjë lider i lartë ndërkombëtarë

Përpos disave nga rajoni, Albin Kurtin se vizitoi asnjë lider i lartë ndërkombëtarë

Me 14 shkurt mbushen një vit që nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet Qëndrore të vitit 2021.

Në këtë periudhë Kosovën nuk e ka vizituar asnjë lidër i lartë ndërkombëtarë. Kështu, ish kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte në Shqipëri në turneun e saj lamtumirës. Së fundmi, Shqipërinë e vizitoi edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kosovën e Kryeministrin Albin Kurti, jo vetëm që nuk e vizitoi Merkel apo Erdogan, por nuk ka pasur asnjë vizitë të homologëve të tij nga Europa, përpos disave nga rajoni. Po ashtu, përpos asnjë vizitë të niveleve të larta nga shtetet e fuqishme perëndimore, brenda gati një viti, Kosova ka pasur relativisht pak vizita edhe jashtë shtetit.

Po ashtu, po bëhet gati një vit në krye të Qeverisë por Albin Kurti ende nuk ka pasur asnjë vizitë dhe takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Përndryshe, Kosova para pak vitesh është vizituar nga zyrtarët më të lartë shtetëror të shteteve të fuqishme perëndimore, duke përfshirë këtu edhe zv.Presidentin e SHBA’së, aktualisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Shpërndaje në: