Pesë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Francë

Pesë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Francë

Pesë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në rrëzimin e një avioni të vogël në rajonin juglindor francez të Auvergne-Rhône-Alpes.

Televizioni francez BFMTV raportoi se aksidenti ndodhi pranë qytetit të Adrets, në Isère.

Avioni i vogël Jodel D140 i përkiste aeroklubit dhe ishte në fluturimin e tij të parë. Ai u ngrit nga aeroporti Versoud pranë Grenoble, percjell Express.

Sipas televizionit France 3, në aksident kanë humbur jetën katër të rritur dhe një fëmijë.

Shpërndaje në: