Pjesëtarët e Grupit Kumanova flasin nga burgu: Nuk jemi pishman

Pjesëtarët e Grupit Kumanova flasin nga burgu: Nuk jemi pishman

Pjesëtarët të grupit të Kumanovës, të akuzuar e dënuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, ndjehen ende krenarë për atë çfarë bënë 7 vjet më parë.

Dy nga pjesëtarët e këtij grupi thanë se nuk ka përfunduar synimi i tyre për bashkimin kombëtar.

Në përvjetorin e 7-të të asaj që ata e quajnë “beteja e Kumanovës”, njëri nga të dënuarit tha se nuk është penduar.

“Asnjëherë në jetë nuk i bimë pishman dhe ideali ynë është dhe do të jetë gjithmonë bashkimi i tokave shqiptare”, tha ai.

“Me ditë se asnjëherë nuk do të dalë nga burgu, unë do ta mbrojë UÇK-në edhe nga burgu”, shtoi ai në T7.

Ai e konsideron kryengritje atë përleshjen dyditëshe të vitit 2015 ku janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.

Shpërndaje në: