Pochettino nuk besoi se PSG do të nënshkruante me Messin, por pret më të mirën nga argjentinasi

Pochettino nuk besoi se PSG do të nënshkruante me Messin, por pret më të mirën nga argjentinasi

Trajneri i Paris Saint Germain ka folur lidhur me transferimin më të madh të kësaj vere.

Mauricio Pochettino ka thënë se asnjëherë nuk priti që PSG do ta transferonte lojtarin argjentinas, Lionel Messi.

Megjithatë, kur tashmë çdo gjë është kryer, trajneri pret që gjashtë herë lojtari më i mirë në botë të bëjë më të mirën me fanellën e re.

“Nuk mendoja se do të ishte e mundur (nënshkrimi i tij me ne), dhe kur një mundësi e tillë shfaqet, çdo gjë shkon aq shpejt sa që s’mund ta procesosh”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Ai gjithmonë do të konsiderohet në mesin e më të mirëve. Që kur erdhi këtu, ai u adoptua shumë shpejtë dhe po stërvitet mirë”, shtoi trajneri argjentinas.

PSG e mori lojtarin më të mirë në botë si lojtar të lirë, pa paguar asnjë euro për kartonin e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: