Policët shqiptarë kthejnë mbrapsht kryeministrin e Malit të Zi sepse nuk kishte test Covidi

Policët shqiptarë kthejnë mbrapsht kryeministrin e Malit të Zi sepse nuk kishte test Covidi

Zdravko Krivokapit, kryeministër i Malit të Zi, raportohet se nuk është lejua fillimisht të futej në territorin e Republikës së Shqipërisë për shkak se nuk kishte test PCR apo pasaportë vaksinimi kundër Covidit.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai.

Sidoqoftë, Krivokapiq duket se më vonë ia ka dalë që të futet në territorin shqiptar pasi shihet me kryeministrat tjerë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Shpërndaje në: