Policia arreston gjashtë persona, konfiskoi edhe 17 kilogramë drogë

Policia arreston gjashtë persona, konfiskoi edhe 17 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për trafikim droge, të cilëve u ka konfiskuar 17 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Ai poashtu ka bërë me dije se janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.

Njoftimi i tij i plotë:

Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.

Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë.

Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.

Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!

Shpërndaje në: