Policia e Shqipërisë i gjen 25 mijë euro 45 vjeçarit nga Lipjani, procedohet penalisht

Policia e Shqipërisë i gjen 25 mijë euro 45 vjeçarit nga Lipjani, procedohet penalisht

Policia shqiptare ka njoftuar se në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjegjësisht në Morinë kanë ndaluar shtetasin e Kosovës me inicialet I.Z. e tek i cili kanë gjetur 24.900 euro, shkruan Periskopi.

Sipas policisë ky shtetas i Kosovës ka tentuar të fus në territorin e Shqipërisë mjetet e padeklaruara.

“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z.”, thotë policia shqiptare.

Njoftimi i plotë:

PKK Morinë

Tentoi të fuste në Shqipëri, 24 900 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma monetare.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z.
Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: