Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Një pasagjer në një fluturim të “American Airlines” u largua nga aeroplani për një arsye të pazakontë, pordhës, shkruan Indy100, përkthen Periskopi.

Në një postim i cili u bë viral në Reddit, një person i cili ishte bashkëudhëtar me personin që u largua nga aeroplani në fluturimin nga Phoenix, Arizona, në Austin, Teksas tregoi në detaje rastin.

“Të dielën e kaluar isha në një fluturim të drejtpërdrejtë amerikan nga Phoenix në Austin dhe isha ulur pranë rreshtit ku ndodhi kjo situatë. Unë thjesht po e ndaj këtë sepse është disi argëtuese dhe jo, nuk kam filmuar asgjë.”

Pasi hipi në aeroplan, ai thotë se nuk mundi të mos vinte re një burrë “të pakënaqur” ku ndoshta ka pasur “një ditë të keqe” ku para se të ulej në sediljen e tij bërtiti “f****ing hell”.

Disa minuta më vonë, kur gjërat nisën të tensionohen pasi burri dëgjohej duke thënë me zë të lartë: A mendon se ishte e pasjellshme ajo që thashë. Po si thua për këtë erë,” dhe vazhdoi të pordhë.

Kjo bëri që një djalë i ulur në rresht të përgjigjej: “Nëse nuk të pëlqen, mund të fluturosh privatisht” për të cilën “pordhaqi” ia ktheu “kjo është shumë e pasjellshme”.

Një pasagjer tjetër më pas ia ktheu: “Mendoj se të gjithë do të pajtoheshim që “ju jeni i pasjellshmi këtu”.

Debatet vazhduan derisa bënë që stjuardesat të ndërhynin dhe t’i thoshin “Mjaft më”, pasagjerit të pordhës.

Stjuardesat informuan udhëtarin se ai nuk do të mund të qëndroj në fluturim.

“Nuk e kuptoj”, përgjigjet ai, pasi i thonë se do të ketë një diskutim pasi të dalë nga avioni.

“Ai ngrihet, rrëmben çantën e tij dhe del në heshtje nga avioni. Të gjithë ishim më të lehtësuar kur u hoq, mendoj se shumica e njerëzve ishin të shqetësuar për atë që mund të thoshte ose të bënte më pas,” tregon bashkëudhëtari që ndau këtë skenë.

Shpërndaje në: