Presidenti Thaçi për Bryant: Thellë të trishtuar për humbjen e tij, le të pushojë në paqe

Presidenti Thaçi për Bryant: Thellë të trishtuar për humbjen e tij, le të pushojë në paqe

Pas vdekjes së basketbollistit Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, në një përplasje helikopteri afër Calabasas California, reaguan të gjithë në rrjetet e tyre sociale duke shprehur ngushëllime dhe duke e përkujtuar atë dhe vajzën e tij.

Edhe  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social Twitter shprehi ngushëllimet e tij, transmeton Periskopi.

“Përplasja e Kobe Bryant e la botën në shok. Thellë të trishtuar për të humbur një legjendë të vërtetë dhe një ikonë të botës së basketbollit. Le të pushojë në paqe!”, ka shkruar Thaci.

Bryant, 18 herë NBA All-Star fitoi pesë kampionate dhe u bë një nga basketbollistët më të mëdhenj të brezit të tij gjatë një karriere 20-vjeçare me Los Angeles Lakers./Periskopi/

Shpërndaje në: