Presidentja e Drenicës premton 100 mijë euro për futbollistët nëse fitojnë Kupën

Presidentja e Drenicës premton 100 mijë euro për futbollistët nëse fitojnë Kupën

Presidentja e KF Drenicës, Mihane Kodra – Bekteshi, në ‘KTV’ ka thënë se futbollistëve dhe stafit teknik u ka premtuar 100 mijë euro, nëse e fitojnë Kupën e Kosovës.

Mihane Kodra-Bekteshi ka premtuar 100 mijë euro për futbollistët dhe stafin në rast të arritjes së këtij qëllimi.

“Që pas eleminimit të Gjilanit në çerekfinalen e DigitAlb Kupës, unë si kryetare e klubit u kam premtuar futbollistëve dhe stafit teknik 100 mijë euro”.

15 vite në parë Drenica arriti deri në filane të Kupës, ku kishte përballë pikërisht Prishtinës, por pa mundur ta ngrinte lart trofenë. Tashmë kuqezinjtë ëndërrojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, çka do t’u jepte mundësi të merrnin pjesë në Europa League.

Drenica sot zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Prishtinës me fillim të orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Shpërndaje në: