Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje

Periskopi.com Lajme

Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 22 gusht 2019, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë personin e dyshuar A.T. mashkull,  20-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar  në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë në kërkim të dy personave tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

 

Shpërndaje në: