Prizrenasit i kapen mbi dy kilogramë marihuanë në shtëpi

Prizrenasit i kapen mbi dy kilogramë marihuanë në  shtëpi

Është arrestuar një burrë në Prizren, pasi pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, policia ka gjetur mbi dy kilogramë marihuanë.

“Rr. Besim Shala, Prizren 14.01.2022 – 10:35. Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2814.25 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: