Producenti rrëfen sherrin me Feron: E nxori revolën dhe më goditi në kokë

Producenti rrëfen sherrin me Feron: E nxori revolën dhe më goditi në kokë

Producenti muzikor, Jetmir Agaj, i cili u sulmua sot në studion e tij nga Feronit Shabani – Fero, ka thënë se është goditur me revole në kokë nga reperi.

Ai tha se motivi i incidentit ndërlidhet me punën e tij.

“Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha ‘pse s’po më thirrë me punu’. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen”, tha Agaj për portalin Sinjali.

“Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Te ne punojnë krejt artistat“, u shpreh producenti.

Fero dyshohet se është në kërkim policor pas përfshirjes në incidentin me producentin Agaj.

Shpërndaje në: