Profesori jep dorëheqje dhe largohet nga klasa shkaku i studentes pa maskë

Profesori jep dorëheqje dhe largohet nga klasa shkaku i studentes pa maskë

Një profesor në Universitetin e Georgias është larguar papritur gjatë një ore mësimi pasi një student kishte refuzuar të vendoste maskën e pandemisë si duhej.

Irwin Bernstein, profesor 88 vjeçar i psikologjisë, ju kishte kërkuar studentëve që të ndiqnin politikën “jo maskë, jo klasë”.

Universiteti megjithatë nuk e ka të obligueshme vënien e maskës brenda kampusit universitar, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Gjatë orës së dytë mësimore të semestrit, kur një studente arriti e pamaskuar, z. Bernstein i kërkoi asaj të merrte një.

Sidoqoftë, ajo e mori por nuk e mbuloi mirë hundën duke thënë se kishte vështirësi në frymëmarrje.

Profesori më pas i shpjegoi asaj se mund të vdiste nga Covid-19 për shkak të gjendjes shëndetësore që kishte me diabet të tipit 2, hipertensionit dhe problemeve tjera që vinin me moshën.

Pas 15 minutash, ai përsëroi i kërkoi steudentes që ta vinte maskën, por ajo nuk e dëgjoi.

Më pas, Bernstein njoftoi se po dërhiqej dhe u largua nga klasa. /Periskopi

Shpërndaje në: