Pse shumë njerëz ndahen në nëntor?

Periskopi.com Zoya

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë paaak ditë para se të niste muaji nëntor, Camila Cabello dhe Shawn Mendes njoftuan dje ndarjen pas dy vitesh lidhje, e po kështu Kaia Gerber dhe Jacob Elordi i dhanë fund romancës dhe këto janë vetëm disa shembuj. Kaq shumë ndarje në pak kohë.

Pse mendohet se një pjesë e mirë e çifteve ndahen në nëntor? Keni dëgjuar ndonjëherë për termin “turkey drop”? Është një frazë e përdorur për të përshkruar periudhën rreth Ditës së Falenderimeve (gjeli është gatimi tradicional i kësaj feste). Termi i referohet periudhës kur studentët ndahen nga të dashurat që kanë pasur në shkollën e mesme, megjithëse termi nuk përfshin vetëm studentët.

Pse shumë njerëz ndahen në nëntor?

Gjatë marrjes së pushimeve, studentët mund të ndihen në presion përsa i përket lidhjes. Të shkosh në shtëpi për pushime mund të nënkuptojë shqetësime mbi perceptimin e partnerit ose familjes për seriozitetin e marrëdhënies – për të mos përmendur stresin e situatës së angazhimeve të mundshme familjare. “Mendimi për të ftuar dikë në një mbledhje familjare mund të jetë dërrmues,” tha për Cosmopolitan psikiatrja Rhonda Mattox.

Po kështu, një pjesë ndahet pasi universiteti shënon një fazë të re të njohjes së vetes dhe shumë çifte, të cilët janë lidhur në gjimnaz, nuk e gjejnë veten të përmbushur, gjë të cilën e kuptojnë pasi nisin universitetin. Javët e para larg shtëpisë mund të jenë vendimtare. Të rinjtë hyjnë në një fazë emocionuese dhe sfiduese. Ata mund të zbulojnë se nevojat e tyre ndryshojnë dhe nevojat për ndryshim mund të përshpjegojnë ndarjen.

Mirëpo statistikat e thjeshta rreth asaj se kur çiftet priren të ndahen sugjerojnë se muaji nëntor nuk është muaji i ndarjes vetëm për studentët. Në vitin 2010, gazetari i të dhënave Devin McCandless analizoi më shumë se 100,000 profile në Facebook, vetëm për të zbuluar se rritja më e madhe e ndarjeve ndodhën menjëherë pas Ditës së Shën Valentinit dhe pak para pushimeve të pranverës – por një tjetër rritje e rëndësishme u shfaq pak para Krishtlindjeve.

Mendohets se ndarja para pushimeve të fundvitit largon presionin e marrëdhënieve të reja. Të qëndrosh në një marrëdhënie gjatë pushimeve mund të rezultojë që gjërat të ecin me një ritëm më të shpejtë. Vendimi për t’u ndarë mund të lidhet me frikën nga angazhimi, takimi me familjen e partnerin/es si edhe dhënia e dhuratave.