PSG publikon listën me lojtarët për ndeshjen ndaj Brugge – aty edhe Messi

PSG publikon listën me lojtarët për ndeshjen ndaj Brugge – aty edhe Messi

Skuadra e Paris Saint Germain e nis sezonin e ri në Champions League me ndeshjen kundër Club Brugge.

Parisienët do të udhëtojnë në Belgjikë me të gjitha forcat e mundshme dhe duan ta nisin garën me tri pikë.

Neymar JR, Kylian Mbappe e Lionel Messi që të tre janë në listë dhe nesër mbrëma mund të startojnë së bashku për herë të parë.

Marco Verratti është mungesa që bie në sy te skuadra franceze.

Më poshtë Periskopi ua përcjell emrat e ftuar nga Mauricio Pochettino për këtë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: