Qindra njerëz pozojnë nudo pranë Detit të Vdekur me një qëllim të veçantë

Qindra njerëz pozojnë nudo pranë Detit të Vdekur me një qëllim të veçantë

Rreth 200 njerëz të lyer vetëm me bojë të bardhë, kanë ecur nudo nëpër shkretëtirë pranë Detit të Vdekur, pjesë e projektit më të fundit të fotografisë, të artistit amerikan Spencer Tunick.

Fotografi 54-vjeçar vizitoi vendin në Izraelin jugor, si mysafir i ministrisë së turizmit, për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.

“Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë,” tha Tunick, i cili ka vënë në skenë dhjetëra xhirime nudo në të gjithë botën.

Studentja e doktoraturës Anna Kleiman, 26 vjeç, tha se ajo iu bashkua xhirimeve për të sjellë ndërgjegjësimin ndaj krizës mjedisore. “Ndihet vërtet e natyrshme, sapo të hiqni rrobat,” tha ajo. “Ju nuk doni t’i vishni përsëri…”

Videon mund ta shihni këtu.

Shpërndaje në: