Qytetari raporton në Polici se njëri po e kërcënonte në telefon: Dalin disa detaje

Qytetari raporton në Polici se njëri po e kërcënonte në telefon: Dalin disa detaje

Një qytetar informoi policinë se nga data 5 janar 2021, kanosej nga një person i dyshimtë përmes telefonit.

Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë intervistuar.

Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshuari dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën me mesazhe telefonike.

Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979.

Ne lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: