Qytetarit në Ferizaj i ndalohet vozitja për 12 muaj

Qytetarit në Ferizaj i ndalohet vozitja për 12 muaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion, gjersa njërit prej tyre i është ndaluar vozitja për 1 vit pasi ka arritur 9 pikë negative.

Në njoftim bëhet e ditur se sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndaluar shoferin I.TH, (M/K) i moshës 41 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Ndërsa, rreth orës 13:00 ndaj shoferit S.R (M/K) i moshës 27 vjeçar, Policia e Komunikacionit Rrugor i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Shpërndaje në: