Raportimi për shkarkimin e Valbon Krasniqit: ShSKUK del me një sqarim

Raportimi për shkarkimin e Valbon Krasniqit: ShSKUK del me një sqarim

Gjatë ditës së sotme, Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, ka mbajtur një mbeldhje, ku më pas u raportua se është marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Megjithatë, ShSKUK ka dalë me një sqarim ku ka treguar se në mbledhjen e sotme , ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Pra, të njëjtit mohojnë shkarkimin e Krasniqit.

“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”, thuhet në komunikatën e Bordit Drejtues – ShSKUK.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 27 korrik 2022

Komunikatë nga Bordi Drejtues- ShSKUK

Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës.

Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues.

Me respekt,

Valbon Krasniqi shkarkohet nga pozita: Dyshime për mashtrim e korrupsion në ShSKUK?

 

Shpërndaje në: