Reagimi i çuditshëm i Majlindës në përurimin e shtatores kur gazetari e pyet ‘a pret rezultate vitin e ardhshëm’

Reagimi i çuditshëm i Majlindës në përurimin e shtatores kur gazetari e pyet ‘a pret rezultate vitin e ardhshëm’

Të premten, në Pejë u përurua shtatorja e sportistes më të suksesshme të të gjitha kohëve nga Kosova, Majlinda Kelmendi.

Majlinda vazhdon të jetë sportistja e vetme që i ka sjellur medalje të artë Olimpike Kosovës, derisa shtatorja në nder të saj është pritur me ngazëllim nga të gjithë, shkruan Periskopi.

Nën të reshura atmosferike, u prezantua edhe busti para se vet protagonistja të merrte fjalën.

“Kjo statujë do t’i motivojë fëmijët e Kosovës, dhe do t’i bind që edhe ata mund të arrijnë suksese në jetë si unë,” u shpreh Majlinda ndër të tjerash.

Sidoqoftë, vetëm pak momente më vonë, derisa ajo po largohej, një gazetar e pyeti: “A pret rezultate vitin e ardhshëm?”

E reagimi i Majlindës ndaj kësaj pyetje ishte tejet interesant, derisa tha: “Po, po tjetër herë,” duke shtyer një nga mikrofonët që kishte përpara.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 26:13. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: