Reagon Korea e Veriut pas Paktit Aukus: Shqetësohet për Paqen botërore

Reagon Korea e Veriut pas Paktit Aukus: Shqetësohet për Paqen botërore

Korea e Veriut e ka dënuar paktin e ri të sigurisë mes ShBA-ve, Britanisë dhe Australisë duke thënë që kjo mund të nxis “garë të armëve nukleare”.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha që marrëveshja Aukus mund të “prishte balancin strategjik në rajonin e Azisë-Paqësorit”.

Marrëveshja do t’i mundësojë ShBA-ve dhe Britanisë që ta furnizojnë Australinë me teknologji për ndërtimin e nëndetëseve nukleare, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Kjo po shihet gjerësisht si përpjekje për t’i dalë kundër influencës së Kinës në të kontestuarin Det Jugor Kinez.

Pakti Aukus u shpall javën e kaluar dhe po ashtu përfshin raketa, inteligjencë artificiale dhe teknologji tjera.

“Ka akte ekstremisht të padëshirueshme e të rrezikshme që do të prishin balancin strategjik në rajon dhe do të nxisin garë të armëve bërthamore,” deklaroi zyrtari koreano-verior.

Javën e kaluar, Korea e Veriut bëri dy testime të mëdha të armëve.

Edhe Kina e ka kritikuar ashpër paktin në fjalë. /Periskopi

Shpërndaje në: