Reagon Talat Xhaferi: Jam thellë i trishtuar nga lajmi i tmerrshëm për jetët njerëzore

Reagon Talat Xhaferi: Jam thellë i trishtuar nga lajmi i tmerrshëm për jetët njerëzore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është shprehur tejet i trishtuar për vdekjen e 46 personave në një aksident në Bullgari.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Xhaferi u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa udhëtarëve që arritën të mbijetojnë ju uron shërim të shpejtë.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Jam thellë i trishtuar nga lajmi i tmerrshëm për jetët njerëzore pakthyeshëm të humbur të bashkëqytetarëve tanë në aksidentin e autobusit në Bullgari. Pikëllimi, hidhësia dhe pamundësia ndihet në çdo shikim, në çdo shpirt dhe mendje. Me mendimet, me lutjet dhe me gjithë qenien time jam me familjet e të vdekurve tragjikisht, edhe pse i vetëdijshëm se në këtë çast, nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë dhimbjen, humbjen e tyre dhe zbrazëtirën e përjetshme që do të mbetet pas humbjes së anëtarëve të dashur të familjes. I vetëdijshëm për jetët e reja që ishin në vigjiljen e rinisë së tyre dhe kishin edhe shumë çka ti ofrojnë kësaj bote dhe të pranojnë prej saj po ashtu. Shpreh ngushëllime ndaj tyre në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shpresë dhe besim se kurrë edhe njëherë nuk do të jemi dëshmitarë të një akti të këtillë tragjik dhe nuk do e jetojmë një ditë të këtillë pikëllimi. Udhëtarëve që arritën të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi, u uroj shërim të shpejtë të dhimbjes fizike dhe shpirtërore.

Të ndjerët, le të prehen në paqe,

Me respekt,

Shpërndaje në: