Reali refuzoi 180 milionë euro për Asension

Reali refuzoi 180 milionë euro për Asension

Real Madrid hodhi poshtë një ofertë prej 180 milion euro (£155m/$200m) për Marco Asension, sipas agjentit të anësorit Horacio Gaggioli.

Asensio ka pasur një sezon zhgënjyes, duke startuar vetëm 20 nga 42 ndeshjet e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve me Realin, gjë që ka çuar në spekulime se ai mund të largohet në fund të sezonit.

Liverpooli dhe Juventusi thuhet se janë të interesuar në spanjollin, por përfaqësuesi i tij këmbënguli se as lojtari, as klubi nuk janë të interesuar për transferimin, përcjell Periskopi.

Image result for Marco Asensio

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur oferta të larta deri në 150 milionë euro dhe 180 milion euro, por Reali nuk donte t’i dëgjonte ato”, tha Gaggioli për ESPN.

“Gjithmonë ka interesim për Marcon nga klubet e tjera të mëdha, duke parë nëse dëshiron të largohet, gjë që është normale për lojtarin që ai është”.

“Por ai gjithmonë thotë se është shumë i lumtur me Realin, është i interesuar vetëm për të qenë i suksesshëm këtu. Ai është ende një fëmijë i ri, duke u përmirësuar gjithnjë dhe klubi është shumë i lumtur me të”, përfundoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: