Rikujtojmë paraqitjen magjike të Camavingas kundër PSG-së vetëm si 16-vjeçari, pas transferimit te Real Madridi

Rikujtojmë paraqitjen magjike të Camavingas kundër PSG-së vetëm si 16-vjeçari, pas transferimit te Real Madridi

Transferimi 40-milionësh i Eduardo Camavingas nga Rennes te Real Madridi, tashmë është bërë zyrtar.

18-vjeçari sensacional nënshkroi marrëveshje 6-vjeçare me klubin spanjoll dhe është një transferim që mund të dalë tejet i qëlluar në të ardhmen.

Camavinga konsiderohet si një prej prospekteve më premtuese në botën e futbollit dhe për këtë Real Madridi e sheh si pasues afatgjatë të Luka Modricit.

Mesfushori tinejxher tashmë ka bërë tri paraqitje me skuadrën seniore të Francës dhe dhuroi disa paraqitje spektakolare në Ligue 1.

Mirëpo, një performancë e tij qëndron mbi të tjerat sa i përket elitës së futbollit francez.

Në vitin 2019, si 16-vjeçar, Camavinga startoi një ndeshje në shtëpi për Rennesin kundër PSG-së dhe performoi në një standard jashtëzakonisht të lart.

Rennes fitoi ndeshjen 2-1 dhe ishte Camavinga ai që asistoi për Romain de Castillo, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 48-të.

Kontributi për golin ishte thjesht qershia mbi tortë, megjithatë.

Asnjë lojtar i Rennesit nuk e kishte prekur topin më shumë se Camavinga gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu regjistroi një saktësi prej 98% në pasime.

Jo befasisht, paraqitja e tij individuale kundër PSG-së shkoi viral në vitin 2019 dhe tash që kompletoi transferimin te Real Madridi, duket e drejtë ta rishikojmë.

Pa elaborime tjera, t’i hedhim një sy pamjeve 16-vjeçarit Camavinga duke performuar si një veteran i mesfushës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: