Ronaldo i zbulon favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Ronaldo i zbulon favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka hyrë tashmë në fazën e nxehtë të saj. Gjatë ditës së djeshme janë mësuar çiftet çerekfinaliste, ku na presin përballje tejet të forta.

Real Madrid-Manchester City dhe Arsenal-Bayern Munich, do të jenë kryendeshjet e kësaj faze.

E njeriu që i ka dhënë shumë këtij formati, Cristiano Ronaldo është ndalur të tregoj favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Sipas Ronaldos, Manchester City është favoriti i tij për të fituar turneun.

“Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern Munich”, ka thënë Ronaldo për Mirror.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të planifikuara për 16 dhe 17 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e turneut do të zhvillohet në Wembley më 1 qershor.

Shpërndaje në: