Rozana Radi zbulon arsyen pse nuk do ketë dasmë për të

Rozana Radi zbulon arsyen pse nuk do ketë dasmë për të

Rozana Radi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Prive”, ku ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Shpëtim Karabushin. Edhe pse në lidhje të gjatë së bashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasme.

“Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”,-është shprehur Rozana.

 

Shpërndaje në: