Rrahmani përsëri startues te Napoli – sonte kundër Cagliarit

Rrahmani përsëri startues te Napoli – sonte kundër Cagliarit

Amir Rrahmani vazhdon ta ketë besimin e trajnerit të Napoli.

Për herë të katërt radhazi këtë edicion, Amir Rrahmani emërohet në formacionin startues të Napolit, shkruan Periskopi.

Në sytë e Luciano Spalletti duket se mbrojtësi kosovar po fiton balotazhin me Kostas Manolas.

Ndeshja mes Napoli dhe Cagliari do të luhet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë Periskopi ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen

Cagliari: Cragno; Caceres, Walukiewicz, Godin, Zappa; Nandez, Deiola, Marin, Strootman, Lykogiannis; Joao Pedro/Periskopi/

Shpërndaje në: