Rrëfimi tronditës i nënës së 20-vjeçarit që vrau veten për një vajzë: Ajo qeshte kur ai piu helmin

Rrëfimi tronditës i nënës së 20-vjeçarit që vrau veten për një vajzë: Ajo qeshte kur ai piu helmin

Nëna e Enea Ferkos, 20 vjeçarit që i dha fund jetës pas ndarjes nga e dashura gjeti mbi 1200 mesazhe të shkëmbyera mes të birit dhe vajzës me të cilën ai kishte qenë i lidhur. Sipas saj. ajo e fyente dhe trajtonte shumë keq të birin, duke e fyer me fjalor aspak të përshtatshëm.

“Kur kemi hapur mesazhet, jemi tronditur njësoj siç na tronditi vdekja e djalit. Ai ishte bërë urë që ajo të kalonte mbi të vetëm e vetëm që t’i tregonte se sa e donte. I tregonte në çdo kohë që ajo ishte dashuria e tij e parë dhe e fundit, ndërsa, po ashtu, i kërkonte falje pa arsye.

Ajo e shante, e fyente rëndë e ky pa arsye i thoshte shumë herë ‘më fal’. E kishte bërë djalin ato tri ditë para se të vdiste me hije”, tregon nëna e Eneo Ferkos. Sipas saj, mesazheve të Eneos vajza Edlira C. u ishte përgjigjur shpeshherë me mesazhe zanore dhe dëgjohej qartë që ajo e trajtonte keq.

Edhe gjyshja e Eneos, e cila qëndronte në shtëpinë e së bijës për të qenë afër saj në këto ditë të vështira për të, ndërsa Aida rrëfente detajet, përsëriste të njëjtat fraza me të. Kolegët e Aidës thanë për Panorama se i kishin parë edhe ato mesazhet në telefonin e Eneas. Në momentin e videos së vetëvrasjes, sipas tyre, vajza kishte qeshur.

“I lexuam edhe ne mesazhet e tyre. Me Eneon ishte sjellë shumë keq. Jemi të shokuara. Një vajzë e vogël, të sillet aq keq. Më e pakta që mund të bënte kur ky i nis videon ishte të alarmohej. Të lajmëronte policinë a nënën e tij.

Të bënte diçka, por qeshte kur ai i kishte nisur videon. S’kemi fjalë”, u shprehën ato, të cilat më parë kanë punuar në të njëjtën fabrikë edhe me Eneon.

 

Shpërndaje në: