Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit, Niko Peleshi.
79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 votuan pro dhe nuk kishte asnjë abstenim, raporton A2CNN, transmeton Periskopi
36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.



