Sa avokado duhet t’i hani në javë për të jetuar më gjatë

Sa avokado duhet t’i hani në javë për të jetuar më gjatë

Hani çdo ditë avokado! Nuk do ta besoni çfarë përfitimesh merrni prej tyre

Sipas ekspertëve shëndetësor, konsumimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme është gjë kruciale për të jetuar më gjatë.

Për të jetuar më gjatë, ju gjithashtu duhet të bëni rregullisht ushtrime fizike. Çdo i rritur duhet të synojë të bëjë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë.

Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme është duke hequr dorë nga duhani.

Ekspertët tregojnë se shtimi i avokados në dietë është një mënyrë tjetër e mahnitshme për të jetuar më gjatë. Nutricionistët thonë se duhet të synoni t’i hani rreth katër avokado në javë, transmeton Telegrafi.

Avokadot e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese, e zvogëlojnë kolesterolin, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës, e rregullojnë shtypjen e gjakut, janë burim i mirë i fibrave, folatit, vitaminës K, acidit pantotenik, bakrit dhe sigurojnë yndyrna të mira.

Megjithatë, ndonëse avokadot janë të shëndetshme, mbani mend se avokadot përmbajnë sasi të larta të kalorive.

Shpërndaje në: