Sejdiu preferon koalicion me VV’në dhe Nismën, Molliqaj do që t’i shohë bashkë LDK’në e VV’në si të dështuara

Sejdiu preferon koalicion me VV’në dhe Nismën, Molliqaj do që t’i  shohë bashkë LDK’në e VV’në si të dështuara

Deputeti i PSD’së, Dardan Sejdiu preferon një koalicion programor ndërmjet partisë së tij, Vetëvendosjes dhe Nismas, si parti të majta, transmeton Periskopi.

Ai thotë se programi është shumë i rëndësishëm për ta.

‘’PSD, VV dhe Nisma, koalicion i preferuar  programor. Nëse kjo nuk është  e mundshme është diskutim që duhet me e bë. Për neve është program i rëndësishëm’’,tha Sejdiu.

Në anën tjetër, Dardan Molliqaj, po ashtu i ftuar në Debat Plus përjashtoi një koalicion të mundshëm me PDK’në dhe VV’në.

Ndërsa ai do të donte të shihte një bashkëpunim LDK-VV, e që sipas tij do të ishte i dështuar.

Kisha pasë qejf me e pa këtë koalicon. Do të shpërfaqte intereset politike dhe jo ideologjike.  Aty do te ndahet shafi prej sheqerit sepse votuesit nuk do ta votojnë këtë koalicon’’, tha Molliqaj.

Një koalicion i mundshëm, sipas tij mund të jetë PSD-AAK-NISMA-AKR-LDK./PERISKOPI/

Shpërndaje në: