Selakoviqi tha se Kosovës i janë tërhequr 4 njohje, Gërvalla: S’kemi asnjë informacion nga askush

Selakoviqi tha se Kosovës i janë tërhequr 4 njohje, Gërvalla: S’kemi asnjë informacion nga askush

Ministrja Donika Gërvalla ka folur për deklaratat e ministrit serb, Selakoviq se katër shtete kanë tërhrqur njohjen për Kosovën, transmeton Periskopi.

Gërvalla tha se nuk kanë informacione për diçka të tillë.

‘’Ne nuk kemi asnjë informacion për çnjohje nga asnjë shtet, e as nga Serbia nuk i kemi. Tregon ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje.’’, tha ajo.

‘’Ky është një proces i gjatë. Ne kemi bërë përgatitjet për hapin e parë. Fillon një dialog shumë i dendur. Në gund e gjithë procedura përfundon në Këshillin Ministror.’’, shtoi ajo për anëtarësimin në KE./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: