Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus, thotë Rama

Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus, thotë Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

Deklaratën, Rama e dha për gazetën holandaze “De Volkskrant”, ku u pyet se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian me Serbinë, pasi kjo e fundit nënshkroi kontratë hidrokarburesh me Rusinë.

“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur”, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin dhe madje të çojë në konflikt të hapur.

Shpërndaje në: