Shala: Kurti intervistoi në zyrën e tij anëtarët e KPMM-së, a është ndërhyrje në drejtësi kjo?

Shala: Kurti intervistoi në zyrën e tij anëtarët e KPMM-së, a është ndërhyrje në drejtësi kjo?

Kuvendi i Kosovës sot do të votojë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka thënë se anëtarët e këtij Komisioni, janë ftuar në zyrë të kryeministrit dhe janë intervistuar nga ky i fundit.

Shala ka pyetur ministren Haxhiu, të përgjigjet – siç tha ai – si ministre, si juriste por edhe si nënë – se a është ndërhyrje në drejtësi një gjë e tillë.

Ai tha se një rast kur kryeministri ka intervistuar personalisht anëtarë të Komisioneve të pavaruara, nuk ka pasur ndonjëherë.

“Kërkoj sinqerisht një përgjigje nga ministrja e Drejtësisë, si ministre, si jurist por edhe si nënë. A është ndërhyrje nëse kryeministri Kurti fton në zyrën e tij, interviston anëtarët e Komisionit të Pavarur të cilët sot kemi me i votu si Komision të Pavarur të dalë pas një procesi transparent. Cila është drejtësia këtu, kur kryeministri thërret në zyrën e tij, anëtarët e pavarur që sot kemi me i votu. Kurrë nuk kam dëgju që kryeministri i ka ftu anëtarët e Komisioneve Rregulltatore, i fton, i interviston”, ka thënë Shala.

Në këtë pyetje, nuk është përgjigjur -të paktën deri tani- ministrja Haxhiu./Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: