Shoqërohen në Polici shumë persona – nuk respektuan vendimin për kufizimin e lëvizjes

Shoqërohen në Polici shumë persona – nuk respektuan vendimin për kufizimin e lëvizjes

Deri më 13 prill është në fuqi vendimi i marrë ditë më parë nga Qeveria e Kosovës rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo në bazë të kërkesave që kanë qytetarët Qeveria ndryshoi orarin e kufizimit që tani është mosqarkullim nga ora 17:00 deri në 06:00.

Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët e pothuajse të gjitha komunave – ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndalimet-arrestimet gjatë 24 orëve në komunat e Kosovës:

· Rr. Minatori, Hajvali 06.04.2020-02:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 06.04.2020-00:30. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregulltë.

· Rr.27 Nëntori Prishtinë 06.04.2020-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregulltë.

· Rr. Haxhi zeka, Prishtinë 06.04.2020 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke shërbyer kafe në kundërshtim me vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregulltë.

· Podujevë, 04.2020-01:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregulltë.

· Podujevë, 06.04.2020-14:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregulltë.

· Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.04.2020-17:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pa ndonjë arsye është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuari është iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

· Fsh. Damenek, Gllogoc 06.04.2020-18:15. Raportohet se nga njësiti policor është hasur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me (9) nëntë persona tjerë të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit dhe personave tjerë është iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

· Fsh. Baicë, Gllogoc 06.04.2020-18:20. Raportohet se nga njësiti policor është hasur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me 14 persona tjerë të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit dhe personave tjerë është iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

· Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 06.04.2020-19:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Xhafer Rrahman Hyseni, Podujevë 06.04.2020-17:35. Pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Kuvendi i Bujanit, Prishtinë 06.04.2020-23:30. I dyshuari mashkull kosovar, nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokal, në të cilin kishin qenë duke pirë edhe (5) pesë të dyshuar tjerë të cilët kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit, pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Topliqan, Lipjan 06.04.2020-22:50. Raportohet se nga njësiti policor janë hasur 19 persona të gjithë meshkuj kosovarë tre prej tyre të mitur. Të dyshuarit nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregulltë.

· Rr. Armend Dac, Prishtinë 07.04.2020-00:10. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me veturë pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Krajkovë, Gllogoc 06.04.2020-23:25. I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është lirar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Brezne, Dragash 06.04.2020 – 07:30. Njësiti policor ka hasur në një lokal ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë së RKS-së dhe në lokalin e tij kishte lejuar të qëndronin dy klientë të cilët i kishte shërbyer me kafe. Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Brodosan, Dragash 06.04.2020 – 11:15. Njësiti policor ka hasur një lokal me pronar mashkull kosovar i cili ishte duke punuar dhe duke mos respektuar urdhrin e qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregulltë.

· Dragash 06.04.2020-10:08. Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se punëtorët e një ndërmarrjeje punuese pa leje kishin dal të punojnë në një objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët i kanë ndërprerë punimet dhe larguar punëtorët nga vendi i punimeve. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit pronarit të ndërmarrjes është iniciuar lënda e rastit, i cili është liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Nashec, Prizren 06.04.2020-23:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Derada, Prizren 06.04.2020 – 13:00. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka dalë nga vendi ku ishte ne karantinë duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Xërxë, Rahovec 06.04.2020-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti është hasur duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregull.

· Rr. Kolë Leshi, Gjakovë 06.04.2020-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në marketin e tij së bashku me tre punëtorë duke punuar të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Bujar Roka, Gjakovë 06.04.2020-20:30. I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur në lokalin – qebaptoren e tij duke i shërbyer qytetarët me ushqim i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 06.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pa ndonjë arsye janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 06.04.2020-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa ndonjë arsye është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Sinan Sadiku, Mitrovicë 06.04.2020-21:42. Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë pasi kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar rasti kalon në procedurë të rregulltë.

Shpërndaje në: