“Shoqja Gane”. “Sa ishte drejtor i arsimit, nota mesatare ka qenë 2sh” – Përplasën ashpër Bulliqi dhe Musliu

“Shoqja Gane”. “Sa ishte drejtor i arsimit, nota mesatare ka qenë 2sh” – Përplasën ashpër Bulliqi dhe Musliu

Debati në Kuvendin e Kosovës për çështjen e arsimit në Kosovë, ka përplasur edhe deputeten e PDK-së Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Shpejtim Bulliqi.

Deputetja Musliu kritikoi ish qeverinë Kurti për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ishte i pamenduar.

Për këtë ka reaguar deputeti Bulliqi i cili tha se arsimin në Kosovë e kanë shkatërruar LDK e PDK, transmeton Periskopi.

“Në radhë të parë Qeveria Kurti është prej atyre qeverive ë në afat rekord ka arrit që ta rifillojë procesin mësimor online. Po ia kujtoj shoqes Gane, se arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy parti LDK-ja duke hapur kolegje private dhe PDK-ja duke hapur universitete publike për interesa të tyre”, tha Bulliqi.

E deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se nuk ia vlen që t’i replikojë Bulliqit, pasi sipas saj ai kishte dështuar sa ishte drejtor i arsimit.

“Nuk e di sa ia vlen me repliku me një ish drejtor të arsimit, ku gjatë kohës sa ishte ky drejtor në atë komunë, nota mesatare ka qenë 2sh”, tha Musliu.

Shpërndaje në: