Shqiptarët në Maqedoni të Veriut e kanë në dorë ‘kryeministrin shqiptar’

Ramiz Lladrovci Op-Ed

Dita e zgjedhjeve po afron, gjithsesi, po afron edhe fitorja e shqiptarëve. Më shumë se kurrë, shqiptarët në rajon, me subjekte të ndryshme politike, u bashkuan, i bashkuan forcat dhe fituan. Kështu ishte në Malësinë e Madhe dhe fitoren e madhe në Tuz. Ashtu ishte në Luginën e Preshevës, u shënua një fitore e madhe, sikur edhe deputetja shqiptare në Kroaci, në Zvicër apo Suedi, apo deputetëve në nivel lokal në Gjermani.

Kudo janë bashkuar votat e shqiptarëve, kishte sukses. Por, a mund të bashkohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për Kryeministrin shqiptar? Mund të bashkohen shqiptarët, mund të bëjnë histori shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse, e kanë dëshmuar shumë herë se dinë si të shkruhet historia.

Kur Ali Ahmeti, e filloi sfidën për të drejtat e shqiptarëve, nuk ishte klimë aq miqësore, madje ngjau edhe lufta. Luftë që rezultoi me disa të arritura, por, a mjaftojnë ato?

Jo nuk mjaftojnë fitoret e deritashme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mjaftojnë sepse vota shqiptare është madhe, por, mundet më shumë, por, kush është se duhet të jetë edhe unike.

A mund të jetë unike zëri i partive për votën shqiptare? Vështirë të thuhet, por, kush e ka në dorë votën e qytetarit? Votën e qytetarit e ka në dorë vet qytetari, kur ofrohet te kutia e votimit dhe voton. Qytetari e ka në dorë t’ju bie shqelm të gjitha maketeve e makinacioneve për tregtimin e votës.

Qytetari do mirëqenie e të drejta, do kushte për jetë dhe vende të reja të punës, jo për udhëheqësit, por për vete. Andaj, qytetari për vete duhet të votoj, jo të votoj ata që e shesin votën për ndonjë pozitë te partitë maqedonase. Këtë ka në dorë qytetari, të anashkaloj tregtarët e votës dhe të votoj shqiptarin, me ofertën e tij, sepse, më mirë se shqiptari, askush nuk ia di më mirë hallet dhe kërkesat.

Prandaj, qytetarët, pa dallim partie politike, e kanë në dorë rastin, të votojnë për Kryeministrin shqiptar.

Sepse, Kryeministri shqiptar është jashtë çdo partie, është për të gjithë shqiptarët. Rast i jashtëzakonshëm për ta bërë historinë, sot e këtu.

Këtë duhet ta bëjnë qytetarët, shqiptarët në rend të parë, për vete dhe të ardhmen e vet, jo të profiterëve apo tregtarëve të votës. Andaj, vëllezër e motra, më 15 Korrik, thoni po votës tuaj shqiptare, për Kryeministrin shqiptar!

Shpërndaje në: