Shqiptari tmerron Crvena Zvedën me dy gola, serbët e rinj e pësojnë keq 5-0

Shqiptari tmerron Crvena Zvedën me dy gola, serbët e rinj e pësojnë keq 5-0

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani, që luan për skuadrën italiane Empoli U-19 e ka tmerruar ekipin kundërshtar të bashkëmoshatarëve të tij të Crvena Zvezdës.

Empoli fitoi me rezultat 5:0 dhe Asllani e tundi dy herë rrjetën.

Me këtë rast italianët kaluan në raundin e tretë të UEFA Youth League.

Mesfushori i Shqipërisë U21 realizoi golin e dytë dhe të katërt të ndeshjes.

Të dytin Asllani e realizoi me penallti.

Empoli ka publikuar ditën e sotme edhe videon e golave të ndeshje dhe normalisht nuk mungojnë ato të mesfushorit shqiptar.

Shpërndaje në: