Shtihej si polic me uniformë të shtetit, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Shtihej si polic me uniformë të shtetit, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka arrestuar 20-vjeçarin me inicialet E.B. në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte përdorë uniformën dhe stemat policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Pas ndalimit të mjetit tip “Mercedes-Benz”, rezultoi se drejtuesi shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie, raporton Periskopi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara; një armë sportive të llojit pistoletë me dy krehra përkatës; uniformë e Policisë së Shtetit; 16 stema dhe grada të ndryshme; tri kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
​Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona. Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës…

Zjarrfikësit: Flakët përfshinë të gjitha katet e ndërtesës në Tiranë, shtatë të lënduar

Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit te “Farmacia 10” në Tiranë.…

Flakët dalin jashtë kontrollit pranë QSUT, ndërhyn “Mbrojtja” me helikopter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e një pallati pranë QSUT, duke…

Arbeloa optimist: Çdo lojtar në skuadër beson se do të rikthehemi nesër

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp. Një…

Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-së ka zbuluar detaje mbi bllokadën e porteve iraniane, e cila filloi…

Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është detyrim moral dhe shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur sot fjalim në seancën solemne…

Blero po bëhet baba, Eronita publikon fotot

Këngëtari Blero dhe gruaja e tij Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të…

Pas Eto’o, Muriqi synon rekordin e Guiza

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, duke konfirmuar formën më…