Shtyhet gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, të akuzuar për korrupsion

Shtyhet gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, të akuzuar për korrupsion

Prishtinë – Për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve është shtyrë gjykimi për korrupsion ndaj dy ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj.

Lidhur me mungesën e dy deshmitarëve, kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, njëri deshmitar nuk e ka arsyetuar mungesën, kurse tjetri ka thënë se nuk mund të jetë prezent në këtë seancë për arsye personale.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore seanca e sotme u shty për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi

Sipas aktit akuzues, Nuredini në cilësi të kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Mehaj në cilësinë e Menaxherit të Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese në AShNA, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM), kanë iniciuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit, ashtu që më 8 dhe 9 shtator, përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K., me vlerë të përgjithshme prej 7 milionë e 808 mijë e 296 euro.

Të njëjtit, me këto veprime, thuhet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik në lartësi prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro./BetimipërDrejtësi

Prokuroria Speciale: Rozeta Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës

 

Shpërndaje në: