“Shume n’zor duhesh me qene me lype me u fotografu n’varrim”

“Shume n’zor duhesh me qene me lype me u fotografu n’varrim”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II në një fotografi, u pa me presidentin amerikan, Joe Biden.

E para e Republikës së Kosovës përmes një postimi në “Facebook”, tha se Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë.

Opinionisti i situatave politike që vjen nga bota e artit, Albert Heta e ka komentuar vetëm më një fjali fotografinë që e shpërndau presidentja e Kosovës.

“Shume n’zor duhesh me qene me lype me u fotografu n’varrim”, ka shkruar Heta. /Periskopi/

Shpërndaje në: