S’mjafton goli i Rrahmanit, Barcelona e eliminon Napolin

S’mjafton goli i Rrahmanit, Barcelona e eliminon Napolin

Barcelona e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalonasit mposhtën në shtëpi Napolin me rezultat 3:1, në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali u mbyll baraz, 1:1.

Fermin Lopez sonte kaloi Barcelonën ne epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes, para se Cancelo të dyfishonte epërsinë dy minuta më pas.

E kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i dha shpresë napolitanëve, kur ngushtoi epërsinë në minutën e 30-të.

Me rezultatin 2:1 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa mysafirët e nisën shumë më mirë të dytën.

Napoli pati disa raste të mira shënimi, megjithatë nuk ia doli të konkretizonte.

E një kombinim fantastik Gundogan-Roberto-Lewandowski rezultoi me gol nga ky i fundit për ta vulosur fitoren dhe kualifikimin tutje.

Shpërndaje në: