Specialja: Avokati i Haradinajt infektohet me koronavirus, kërkon shtyrje të seancës

Specialja: Avokati i Haradinajt infektohet me koronavirus, kërkon shtyrje të seancës

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj krerëve të OVL-UÇK-së Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman, ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, me ç’rast ka kërkuar që procedurat aktuale të shtyhen.

Ai njoftoi se edhe Haradinaj gjendet në karantinë dhe nuk ka mundur të bisedojë me të.

“Po kërkoj një shtyrje të përkohshme që të kontaktoj me z.Haradinaj dhe të shohim se a është për të vazhduar apo është pro shtyrjes. Z. Haradinaj nuk është i pranishëm në sallë. Ka qenë e pamundur të kontaktoj me të dhe nëse nesër do të jetë në Gjykatë, hetuesi ynë nuk do të jetë në seancë për shkak se duhet të pres testin PCR”, deklaroi ai.

Pas kësaj, Specialja ka shkuar me një orë pauzë deri në një vendim tjetër.

Shpërndaje në: