Sulmi me thikë në një kishë në Sidnei, Policia: Akt terrorist, autori një 16 vjeçar

Sulmi me thikë në një kishë në Sidnei, Policia: Akt terrorist, autori një 16 vjeçar

Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare.

Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi një peshkop, një prift dhe frekuentues të kishës u sulmuan gjatë meshës në kishën Asirian Christ The Good Shepherd.

Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime “jo kërcënuese për jetën”, thotë policia. I plagosur ka mbetur edhe sulmuesi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia australiane i përkufizon veprat terroriste si të motivuara ideologjikisht. Hetimet janë ende duke u zhvilluar, por ata thonë se janë të bindur se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

Autoritetet kanë refuzuar vazhdimisht të deklarojnë fenë e sulmuesit të supozuar.

Videot grafike të sulmit – dhe pasojat – u përhapën si zjarr në mediat sociale të hënën mbrëma, duke tërhequr një turmë të zemëruar drejt Kishës Ortodokse Asiriane, e cila është rreth 35 kilometra në jug-perëndim të qendrës së qytetit.

Atje turma – qindra njerëz – u përleshën dhunshëm me policinë, e cila po ruante kishën ku sulmuesi po trajtohej.

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Shpërndaje në: