Sulmi rus në qendrën tregtare, Zelensky: E paprecedentë, akti terrorist më i pacipë në historinë e Europës

Sulmi rus në qendrën tregtare, Zelensky: E paprecedentë, akti terrorist më i pacipë në historinë e Europës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur sulmin me raketa në një qendër tregtare në qytetin qendror të Kremenchuk, një nga “aktet terroriste më të pacipë në historinë evropiane”.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, ai tha se ishte një sulm i llogaritur nga Rusia, në një vend me gra e fëmijë brenda.

13 persona u vranë në sulm, por Zelensky thotë se ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i viktimave, pasi operacioni i shpëtimit vazhdon.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se humbjet mund të jenë të konsiderueshme”,  tha ai. Kujtojmë se Zelensky, më herët,  tha se më shumë se 1000 njerëz ishin në ndërtesë, kur u godit.

Shpërndaje në: